27 Maj 2020

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën shënuan serish rënie

New York, 28 shkurt - Tregjet e aksioneve në të gjithë botën shënuan një rënie të ndjeshme sërish të enjten, dita e katërt me radhë shoqëruar me rënie për shkak të frikës nga përhapja në rritje e koronavirusit të ri dhe efektit të saj në tregtinë globale.

Tregjet evropiane shënuan një rënie me rreth 3 për qind në tregtinë e pasdites vonë, ndërsa tregjet kryesore të shkëmbimit në New York u ulën me rreth 2 për qind më herët gjatë ditës. Edhe tregjet aziatike ofruan një situatë të trazuar ditën e enjte.

Zyrtarët amerikanë të Shëndetit kanë paralajmëruar për përhapje të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri tani është raportuar një numër rastesh relativisht i vogël në vend.

Rënia në tregjet amerikane u vu re edhe disa orë pas komenteve të Presidentit Donald Trump të mërkurën në mbrëmje i cili tha se rreziku për SHBA-në është "shumë i ulët". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)