25 Prill 2024

Tregjet e aksioneve në ShBA shënojnë rënie

New York, 24 mars - Tregjet e aksioneve në të gjithë botën kanë përfunduar me rënie të konsiderueshme, kjo për shkak se investitorët i trëmben ndikimit të mundshëm të një lufte tregtare midis Kinës dhe ShBA-së.

Një ditë më shumë humbjesh të mëdha, bëri që bursat amerikane të shënojnë javën e tyre më të keqe në dy vjet.

Zëvëndës redaktori tregtar i "Associated Press", Seth Sutel-i, tha se "Ne po shohim që veçanërisht kompanitë e teknologjisë po goditen. Ka një numër arsyesh për këtë: Së pari, këto janë kompani që bëjnë shumë biznese jashtë vendit. 'Apple' përshembull, krijuesit e çipave të kësaj kompanie, përsa i përket shitjeve, janë shumë të varur nga jashtë, sidomos nga Kina."

"Nëse tensionet me Kinën do të përkeqësohen dhe këto kompani do të ulin eksportet e produkteve teknologjike, kjo do të jetë negative për kompanitë e teknologjisë, kështu që kompanitë e teknologjisë pësuan rënie ".

Firmat amerikane të teknologjisë konsiderohen veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të një mosmarrëveshjeje tregtare, pasi shumica e tyre bëjnë biznes jashtë tregut amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)