19 Prill 2024

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani

Berlin, 15 qershor - Masat e kursimeve të vendosura nga qeveria gjermane e thellojnë edhe më shumë hendekun mes të të varfërve dhe të pasurve.

Ky është rezultati i një studimi të Institutit gjerman për hulumtime ekonomike, informon gazeta "Süddeutsche Zeitung".

Në të thuhet se trendi për një shoqëri të ndarë po përshkallëzohet nga qeveria federale. Nga njëra anë shtohet numri i njerëzve që jetojnë në kushte luksoze. Nga ana tjetër shtohet numri i atyre që duhet të jetojnë me më pak të ardhura apo që janë të varfër, nënvizohet në studim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)