22 Janar 2020

Thellohet deficitit tregtar i Kosovës arrinë vlerën prej 282 milionë euro

Prishtinë, 22 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë Eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2019 kishte vlerën 32.3 milionë Euro, ndërsa importi 315.1 milionë Euro, që është një rënie prej (-15.6%) për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 31.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5% e përbëjnë produktet bimore; 6.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.6% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.0% e përbëjnë produktet minerale; 13.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (28) arritën në 13.2 milionë Euro, ose rreth 41.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.0%.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (12.8%), Gjermania (9.6%), Holanda (5.4%), Britani e Madhe (1.7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (28) ishin rreth 160.3 milionë Euro, ose 50.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (10.6%), Greqia (3.7%), Bullgaria (3.6%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin tetor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 14.3 milionë Euro, ose 44.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.4%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18.9%), Maqedonia (12.0%), Serbia (7.5%), dhe Mali i Zi (4.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2019, arritën në 45.0 milionë Euro, ose 14.3% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-47.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.3%), dhe Serbia (0.1%).

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 4.6 milionë Euro, ose 14.5%.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.9%) dhe Turqia (3.1%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 109.7 milionë Euro, ose 34.8%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.5%) dhe Kina (10.0%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)