24 Prill 2024

Thellohet deficiti tregtar i SHBA-së

Washington, 21 gusht - Departamenti amerikan i Tregtisë publikoi më 28 gusht se në korrik, deficiti tregtar i ShBA-së u rrit 6.3 për qind, (72.2 miliardë USD), duke tejkaluar pritshmëritë. Kjo shifër shënoi rekord prej majit të këtij viti.

Në të njëjtën kohë, ekspertët amerikanë u shprehën se duhet të bëhet një gjykim i drejtë ndaj ekonomisë kineze.

Për shkak të rënies së eksporteve të produkteve bujqësore, në korrik, deficiti i tregtisë së mallrave të ShBA-së është zgjeruar shumë. Në të njëjtën kohë, eksportet ranë 1.7 për qind dhe importet u rritën 0.9 për qind.

Ky është muaji i dytë që deficiti tregtar i ShBA-së shënon rritje. Rritja mujore tregon se që nga fillimi i këtij viti deri sot, shuma e përgjithshme e deficitit tregtar të ShBA-së është rritur 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Deficiti tregtar ka mundësi të pengojë rritjen ekonomike të tremujorit të tretë të ShBA-së.

Një studiues i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare të ShBA-së tha përmes një artikulli se këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Trump beson se rritja ekonomike e Kinës po ngadalësohet dhe sugjeron që presidenti i ShBA-së të vazhdojë luftën tregtare për të "gjunjëzuar" Kinën.

Por, spekulimet ndaj ngadalësimit të ekonomisë kineze janë të pabaza, pasi nuk ka dëshmi të rënies së konsumit të Kinës.

Gjiganti kinez i tregtisë në internet, Alibaba, kompania më e madhe në botë e këtij lloji, raportoi se shitjet në tremujorin e fundit u rritën me një bazë vjetore 60 për qind.

Kjo tregon se të dhënat e shitjeve me pakicë të Kinës nuk mund të kapin plotësisht industrinë digjitale me pakicë të Kinës që po zhvillohet me vrull. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)