24 Prill 2024

Tarifat e administratës së Trump-it minojnë sistemin e tregtisë globale

Washington, 7 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thuhet se rritja e tarifave të importit dhe hapat e tjerë të ndërmarrë nga Uashingtoni po "minojnë sistemin global të tregtisë"

Huadhënësi ndërkombëtar me seli në Uashington tha se këto masa kanë rritur kufizimet në tregtinë e mallrave dhe të shërbimeve dhe kanë nisur një cikël kundërmasash tregtare.

Kjo deklaratë u publikua pas konsultimit vjetor të Nenit IV për të shqyrtuar ekonominë amerikane. Në të thuhet se është "veçanërisht e rëndësishme" që tensionet tregtare ShBA-Kinë të "zgjidhen sa më parë" përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që forcon mekanizmin ndërkombëtar.

Në deklaratë thuhet se ShBA-ja do të kishte më shumë fitime nëse bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë për të forcuar sistemin tregtar shumëpalësh dhe të bazuar në rregulla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)