19 Mars 2024

Tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, rrit inflacionin

Prishtinë, 19 tetor - Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind.

"Nëse e shohim defiçitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të defiçitit tregtar për 3.8 për qind."

"Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu edhe papunësia e lartë që është një prej atyre faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2018."

"Vazhdon të jetë sfidë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Kosovë, prandaj, është një rritje për t’u vlerësuar rritja prej 4 për qind. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit është më e larta si rritje ekonomike. Por nuk është e mjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova që në këtë rast është defiçiti i lartë tregtar dhe papunësia."

"Marrë në konsideratë këto dy sfida që i përmenda më lartë, nevojitet që të kemi rritje ekonomike 6 deri 7 për qind, e që nuk është vështirë të arrihet kjo shifër", ka theksuar Mehmeti. 

Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit.

Të dhënat e vitit 2019, gjegjësisht korrikut të vitit 2019, vlera e eksporteve shënon diku rreth 250 milionë euro me një rritje vjetore prej 9.8 për qind.

Në anën tjetër importet shënojnë 2.25 miliardë euro, ose me një rritje vjetore prej 4.4 për qind.

Në total sipas tij kemi një thellim të defiçitit tregtar prej 3.8 për qind që edhe një herë po e them negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë.

Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit.

"Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind."

"Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të cmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi I taksës në rritjen e inflacionit në Kosovë", ka deklaruar Mehmeti.


/Zëri i Amerikës/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)