03 Qershor 2020

Studimi, 95 % e qytatarëve të pakënaqur me menagjimin e Ndërmarrjet Publike

Prishtinë, 20 prill - Në forumin për privatizimin, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) është prezntuar një studim rreth privatizimit, ku janë anketuar 28 ndërmarrje nga sektorë të ndryshëm.

 

Sipas këtij studimi, mbi 95 për qind e të anketuarve janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si drejtohen ndërmarrjet publike, rreth gjysma e tyre janë shprehur se përfshirja e pronësisë private në ndërmarrjet publike do të rriste efikasitetin e tyre, dhe po aq kanë thënë se privatizimi do të ndikonte në uljen e nivelit të korrupsionit.

Nderkaq përfaqësues e komunitetit të biznesit kanë përkrahur privatizimin sa me të shpejtë të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë mund të rritet efikasiteti i tyre, të zvogëlohet niveli i korrupsionit dhe ato të ndikojnë në rritjen ekonomike.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa, tha se deri tani është debatuar kryesisht për përfitimet financiare që rrjedhin nga privatizimi, por, fare pak për efektet e këtij procesi në rrjedhat ekonomike.

“Procesi i privatizimit, efektin më të rëndësishëm do ta ketë se, bën transformimin aseteve publike në duar të sektorit privat dhe me këtë, efekti më i rëndësishëm është se rritet efikasiteti, resurset ekonomike barten në ato drejtime ekonomike ku shfrytëzohen më me efikasitet, pastaj, hapësira për korrupsion zvogëlohet dukshëm, për arsye se kemi një involvim më të ultë të sektorit publik”, shprehet Musa.

Daglas Tod (Douglas Todd), këshilltar ekonomik i USAID-it, tha se Kosova aktualisht përballet me shkallë të ultë të rritjes ekonomike dhe papunësi të lartë. Ai e përkrahu në tërësi privatizimin e ndërmarrjeve publike, veçmas të Postë Telekomunikacionit dhe Energjetikës:

“Ju duhet të privatizoni të gjitha ato shërbime publike, t’i vëni në sektorin privat, në mënyrë që të përmirësoni efikasitetin dhe produktivitetin. Pra, ka dy arsye. Numër një; të bëni politika fiskale sa më fleksibile dhe, numër dy; të përdorni çdo instrument që do të mundeni për të mbyllur këto boshllëqe të zhvillimit. Prandaj, privatizimi është kaq i rëndësishëm për Kosovën”, thotë Tod.
Sekretari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se është shqetësues fakti që gjatë vitit të kaluar rritja ekonomike ka qenë rezultat i investimeve në sektorin publik dhe nuk ka qenë rritje e qëndrueshme. Ai theksoi se OEK-u përkrah procesin e privatizimit, si të ndërmarrjeve shoqërore që është në përfundim e sipër, po ashtu edhe atë të ndërmarrjeve publike.

“Agumenti kryesor pro privatizimit është zhvillimi, zhvillimi i qëndrueshëm, gjenerimi i vendeve të punës, elementi fiskal dhe gjitha argumentet e tjera”, thotë Rukiqi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )