23 Prill 2024

Spanja ndërhyn në banka, tregjet në shok

Madrid, 27 maj - Nga Evropa vijnë lajme të këqija. Në rend të ditës përsëri kriza ekonomike në eurozonë. Spanja po përjeton një situatë të ngjashme me inflacionin grek prej 300 miliardë eurosh.

Qeveria Spanjolle, duke synuar të rregullojë sistemin e saj financiar ka vendosur të bashkojë katër banka me aktivitet prej 135 miliardë dollar. Menjëherë pas kësaj tregjet kishin humbur midis 2.5-5%.

Më të prekurit ishin Milano dhe Madridi, por Frankfurti, Parisi dhe Londra humbën gjithashtu nga vlerat e tyre.

Aksionet ranë edhe në rajonin e paqësorit aziatik. Në një moment Euro pati vlerë një dollarë e 22 cent.

Duke folur në Forumin ekonomik në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Evropa nuk po përballej me një rënie të plotë financiare:

\"Ne nuk jemi në një Armagedon monetare. Inflacioni verbal nuk do të sjellë besimin. Është detyra politike të kemi parasysh proporcionin. Ne jemi natyrisht në një moment kritik - dikush mund ta quajë edhe të paparë dhe historik. Kjo është e gjitha.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)