20 Prill 2024

Sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Prishtinë, 8 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur  një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë.
.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)