26 Maj 2020

Skandali në Wall Street, filma erotikë në kohë krize

New York, 26 prill - Në një kohë që Shtetet e Bashkuara fundoseshin në krizën më të madhe financiare në 70 vite, punonjësit në Wall Street e kalonin orarin zyrtar të punës duke shkarkuar filma erotikë nga interneti.

Me siguri që askush se kishte mendjen të kuptonte dhe monitoronte mashtrimet e kolosëve të financave, siç ishte Berni Madof.

Skandali është zbuluar nga një komision hetimor, që ka bërë publikë 33 raste, në të cilat punonjësit e komisionit që merrej me monitorimin e bursave, për më shumë se 2 vite e gjysëm në orar të punës ishin marrë me gjithçka, përveçse të monitorinin atë që ndodhte me vlerën e aksioneve.

Mes tyre janë edhe 17 funksionare të lartë. Raporti citon raste specifike. Një punonjës ishte munduar të hynte në faqe erotike më tepër se 1800 herë në ditë, e kishte marrë rreth 600 imazhe, me të cilat kalonte orët e lodhshme të punës.

Një tjetër kishte kaluar më rreth 8 orë në ditë duke shkarkuar filma erotikë. “Është e qartë që këta punonjës nuk e kanë pasur mendjen tek kolapsi i ekonomisë amerikane”-thanë zyrtarët që u morën me hetimin e çështjes.

Skandali u zbardh vetëm një ditë pasi Presidenti amerikan Barak Obama mbajti fjalim në Uall Street duke kërkuar reformimin e sistemit financiar, një fjalim që ndoshta, jo të gjithë e dëgjuan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)