20 Prill 2024

Shqipëri, rritet tregtia me pakicë

Tiranë, 14 dhjetor - Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT) raportoi se tregtia me pakicë ka regjistruar një ecuri pozitive në tremujorin e tretë të vitit.

 Indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e volumit të shitjeve sinjalizon se shpenzimet konsumatore të familjeve kanë vazhduar të zgjerohen.

Sipas INSTAT, nëse përjashtohet shitja e karburanteve, rritja është edhe më e lartë. "Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,4 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm", thuhet në raportin e INSTAT-it.

Në raport me tremujorin paraardhës, ky tregues, i përshtatur sezonalisht është rritur 2 %.

Në grupin "tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara", indeksi i volumit të shitjeve është ulur 4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)