16 Janar 2019

Shoqata e qumështarëve mirëpret vendimin e MTI-së

Prishtinë, 7 nëntor - Lajmi i djeshëm që Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ka vendosur masë mbrojtëse prej 10% importin e produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, është lajm i gëzueshëm për të gjithë qumështarët e vendit.

Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar.

Falenderojmë këtë ministri dhe ministrin Shala për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore.

Me këtë rast u bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të na krijojnë hapësirë për punë.

Megjithatë, duke pasur parasysh frikën nga përvoja e mëhershme, kur një vendim i MTI-së për masë mbrojtëse të prodhimeve të qumështit ndaj importit nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk zgjati më shumë se një javë, ne shpresojmë fuqishëm që ministri Shala do t’u qëndrojë presioneve dhe ky vendim të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të reciprocitetit tregtarë me këto dy vende.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)