19 Prill 2018

Shoqata e fermerëve dhe e qumshtarëve mirëpresin vendimin e MTI-së

Prishtinë, 16 prill - Lajmi i sotëm që Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ka vendosur masë të përkohëshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin tonë në vitet e fundit.


Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar.


Falenderojmë këtë ministri për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore të qumështit.


Me këtë rast u bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të na krijojnë hapisërë për punë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

 - Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)


- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)