28 Mars 2024

Shkëmbimi tregtar Serbi-Maqedoni 663 milionë dollarë

Beograd, 3 qershor - Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë në vitin 2009 është 663 milionë dollarë, prej çka eksporti i Serbisë ka qenë 429.1, ndërsa importi 233.9 milionë dollarë.

Serbia vite të tëra ka pasur suficit në shkëmbimin tregtar me Maqedoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik është në nivelin e kënaqshëm.

Eksportuesit më të mëdhenj serbë në Maqedoni janë “Ju es Stil”, “Svislajon”, “Tetra pak”, “Alfa Plam” dhe të tjera.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë, tregtinë me Maqedoninë e vështirësojnë barierat doganore, që dalin nga procedurat e komplikuara kufitare, problemet me pranimin e certifikatave për cilësi, si dhe mospërpuethshmëria e standardeve vendore me ato ndërkombëtare dhe mungesën e infrastrukturës adekuate të komunikacionit dhe të tjera.

Gjatë disa viteve të fundit, investimet serbe në Maqedoni arrijnë 40 milionë dollarë.

Investime më të rëndësishme nga Maqedonia në Serbi janë investimet e kompanive për teknologji informatike “Sivus” në vitin 2008 në Nish në qendrën zhvillimore nga sfera e komunikimeve dhe informatikës, si dhe prodhim dhe zhvillim të softverit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)