30 Tetor 2020

Shfuqizohet lirimi nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit

Prishtinë, 20 maj - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23 mars të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar  lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar me Vendimin e ri të Ministrit Nr.28/2020-1 të datës 8 maj.

Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i  respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2020  - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Arbanë, ora 9:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:30)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe kompanisë Bucaj. (Klinika e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK, ora 9:30)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë vënien e gurthemelit të aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslisht. (Fshati Poslisht, ora 13:00 - nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Sekretarin e Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim Arben Limani dhe zëvendës Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Avni Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing do të nënshkruajnë kontratë për Parkun e Aventurave. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 14:00)
 
- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë shoqatën ESNAF në Prizren. (Prizren, ora 18:30)