29 Mars 2024

Shënohet Dita Botërore e Standardeve

Prishtinë, 16 tetor - Projekti Lëvizja e Lirë e Mallrave dhe Agjencia Kosovare e Standardizimit (AKS) organizojnë shënimin e Ditës Botërore të Standardeve.

Me këtë rast, përfaqësuesë të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të flasin mbi temën “Standardet dhe revolucioni i 4-të industrial,” dhe do të diskutohet për rolin e standardeve në inovacion dhe teknologjitë e së ardhmes.
 
Dita Botërore e Standardeve shënohet cdo vit më 14 tetor nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të standardeve si formë mirënjohje për përpjekjet e bashkëpunimit mes mijëra ekspertëve nga mbarë bota të cilët krijojnë marrëveshje teknike në baza vullnetare e që publikohen si Standarde Ndërkombëtare.

Projekti Lëvizja e Lire e Mallrave (Free Movement of Goods – FMG) financohet nga Bashkimi Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)