19 Mars 2024

SHBA, zbatimi i tarifave të reja ndaj Turqisë do të fillojë nga sot

Washington, 13 gusht - Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se tarifa e re doganore për çelikun që e importon nga Turqia do të fillojë të zbatohet nga dita e sotme 13 Gusht.

Në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump, është theksuar se "Për të zvogëluar importin e çelikut dhe rritjen e përdorimit të kapacitetit vendor, kam vendosur që mbi tarifën doganore të çelikut të importuar nga Turqia të aplikohet një rritje prej 50 për qind duke filluar nga 13 gushti".

Ndërsa në deklaratën e Departamentit Amerikan të Tregtisë ku janë përcjell deklaratat e Sekretarit Wilbur Ross, është ritheksuar se Presidenti Trump ka rritur tarifën doganore prej 25 për qind në 50 për qind për çelikun e importuar nga Turqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)