19 Prill 2024

ShBA, rritja e tarifave tregtare shton papunësinë

Washington, 13 shkurt - Sipas një studimi të fundit, të gjitha shtetet e ShBA-së, plus distriktin e Kolumbisë, do të përballen me humbje të vendeve të punës, si pasojë e shtimit të tarifave të reja nga qeveria federale ndaj mallrave të importuara nga partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara si dhe do të ndikohen edhe marrëdhëniet me këto vende.

Studimi, nga një grup që mbron tregtinë e lirë argumenton se rrjeti i përgjithshëm i punësimit ka rënë në mbarë ShBA-në dhe numri i përgjithshëm mund të arrijë në 944 mijë, mes të cilëve Kalifonia pritet të ketë humbjen më të madhe me 113 mijë vende pune.

Pas Kalifornisë humbje të lartë do të kenë edhe Teksasi, Florida, Nju Jorku dhe Ilinoisi.

Studimi i bazoi përfundimet tek ndikimi i të gjitha tarifave e kuotave që ishin në zbatim ose u shpallën nga 1 nëntori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)