28 Mars 2024

ShBA rivendos tarifat mbi çelikun dhe aluminin nga Brazili e Argjentina

Washington, 3 dhjetor - Presidenti i ShBA-së Donald Trump është shprehur se ShBA-ja do të rivendosë tarifat mbi çelikun dhe aluminin e importuar nga Brazili dhe Argjentina, të cilat "do të hyjnë në fuqi menjëherë".

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka ushtruar trysni ndaj Rezervës Federale që të ulë normat e interesit dhe të lehtësojë politikën monetare, me mënyrë që sipas tij vendet e tjera "të mos përfitojnë më" nga dollari i fortë.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se do ta diskutojë çështjen me ministrin e Ekonomisë Paulo Guedes dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e vet amerikan nëse është e nevojshme.

Më parë, Brazili dhe Argjentina kanë arritur marrëveshje me ShBA-në për t'u përjashtuar nga tarifat e çelikut dhe aluminit. Njoftimi i papritur i Trump-it bëhet pas fillimit të bisedimeve tregtare në korrik mes Brazilit dhe ShBA-së.

Me gjithë kundërshtimin e fortë, administrata e Trump-it filloi të vendosë tarifa për çelikun dhe aluminin e importuar globalisht vitin e kaluar, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Në maj Trump-i hoqi tarifat për Kanadanë e Meksikën, me shpresën se Kongresi i ShBA-së do të ratifikonte Marrëveshjen ShBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare e arritur në fund të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)