06 Prill 2020

ShBA propozon tarifa për produktet e BE-së me vlerë 11 miliard dollarë

Washington, 10 prill - Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë propozoi një listë të produkteve të BE-së mbi të cilat do të vendosen tarifa në shenjë kundërvënie ndaj subvencioneve europiane ndaj Airbus-it.

Lista përfshin nga aeroplanë të mëdhenj komercialë deri te bulmeti dhe vera.

Me këtë veprim, përfaqësuesi amerikan tha se ka nisur procesin për tarifa ndaj produkteve me vlerë mbi 11 miliardë dollarë si dëmshpërblim nga subvencionet e BE-së për Airbus, që sipas Organizatës Botërore të Tregtisë kanë shkaktuar "efekte negative" në ShBA.

BE-ja dhe ShBA kanë luftuar për më shumë se një dekadë mbi pretendimet reciproke të ndihmesës së paligjshme për gjigantët e aviacionit "Boeing" dhe "Airbus", me çështje paralele të paraqitura OBT-së.

Dy palët janë kapur duke paguar miliarda dollarë subvencione për të fituar avantazh në biznesin ndërkombëtar të avionëve.

Propozimi i tarifave nga ShBA-ja shënon një përshkallëzim të tensioneve mes dy palëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)