29 Mars 2024

SHBA, pritet deficit rekord i buxhetit

Uashington, 2 shkurt - Shtëpia e bardhë parashikon deficit rekord të buxhetit prej 1,6 trilionë dollarësh për vitin e ardhshëm financiar, deklaroi përfaqësues anonim i Kongresit amerikan.

Në dokument citohen vlerësime kryesisht pesimiste për ekonominë amerikane në dhjetë vitet e ardhshme, madje edhe pasi që ekonomia do të rimëkëmbet nga kriza e vështirë ekonomike.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, deficiti për vitin e ardhshëm fiskal i cili përfundon më 30 shtator, do të jetë më i lartë nga 1,4 trilionë dollarë rekord, sa kishte vlerën vitin e kaluar.

Kjo nënkupton se deficiti, i përllogaritur si vlerësim i Prodhimit Bruto të Vendit do të vazhdojë që të rritet deri në nivere që nuk janë vërejtur nga Lufta e Dytë Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)