19 Prill 2024

SHBA planifikon tarifa ndaj importeve te çelikut dhe aluminit nga BE

Washington, 31 maj - Administrata e presidentit Donald Trump po planifikon vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj importeve të çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Europian, bëjn të ditur media amerikane.

Sipas "Wall Street Journal", që citon burime në dijeni të kësaj çështjeje, Shtëpia e Bardhë pritet të bëjë një deklaratë të enjten.

Ky vendim mendohet se do të shkaktojë kundërpërgjigje nga BE-ja, e cila ka kërcënuar se do të vendosë tarifa mbi produktet tipike amerikane, si motoçikletat, pantallonat xhins dhe uiski burbon.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi në mars se do të vendosë tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin e importuar. Por Shtëpia e Bardhë e vonoi zbatimin e këtyre masave për disa partnerë tregtarë, me qëllim që të siguronte lëshime prej tyre në këmbim të shmangies së tarifave.

Analistët mendojnë se tarifat e reja për çelikun, aluminin dhe automjetet europiane mund të rrisin më tej mosmarrëveshjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)