26 Shtator 2020

SHBA: Kosova burim dhe destinim i trafikimit

Washington, 14 qershor - Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit për femra dhe fëmijë, të cilët janë subjekt i trafikimit të personave, specifikisht i prostitucionit të detyrueshëm dhe i fëmijëve, që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, thuhet, pos tjerash, në pjesën për Kosovën, në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, që është publikuar sot.

Mëtutje theksohet se shumica e viktimave të prostitucionit të detyrueshëm janë femra të reja nga Evropa Lindore, përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Fëmijët dhe femrat në Kosovë janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm brenda Kosovës dhe poashtu në vendet në mbarë Evropën.

Sipas raportit, një OJQ ka raportuar se ka identifikuar më se 300 fëmijë, veçanërisht nga komunitetet rome, që janë detyruar të kërkojnë lëmoshë. Më tutje theksohet se policia vazhdon të raportoj se trafikimi i brendshëm, që involvon serbët e Kosovës, po ashtu mund të ndodhë në pjesën veriore.

Raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, po bënë përpjekje të rëndësishme për ta arritur këtë. Më tutje, në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, theksohet se duhet në mënyrë proaktive të ndiqen dhe të dënohen autorët e trafikimit seksual dhe të punës, përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë në trafikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)