16 Shtator 2019

SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm te taksës me Serbinë dhe Bosnjën

Prishtinë, 25 janar - Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës (SHBA) përmes një deklarate për media kanë kërkuar edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm te tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia.
 
SHBA po ashtu ka theksuar se mbështet plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

"Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, thekson ambasada amerikane.

Disa komentatorë dhe politikanë sipas komunikatës së amabsadës amerikane sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare.

"Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale", thekson me tutje ambasada amerikane.

Ambasada u bën thirrje hisedarëve nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqës dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian.

"Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive", thuhet në komunikaten e ambasadës. 

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në.

"Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve."

"Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale", thuhet në fund të komunikatës së amabasadës amerikane në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019

- Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)