25 Prill 2024

SHBA-ja nuk do të zgjasë pezullimin e sanksioneve mbi naftën e Iranit

Washington, 23 prill - Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka marrë vendim që të mos zgjasë aktet e pezullimit të sanksioneve, gjë që do t'u lejonte importuesve kryesorë të vazhdonin të blinin naftë nga Irani, pas përfundimit të afatit të tyre në fillim të majit.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur që vendimi ka për qëllim ta çojë në nivelin zero eksportin e naftës nga Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është shprehur që, pas 2 majit, sanksionet e ShBA-së do të rivendosen mbi të gjitha vendet që importojnë naftë nga Irani.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane paralajmëroi për pasoja në rast të përfundimit të pezullimit të sanksioneve mbi importin e naftës nga Irani.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Abbas Mousavi tha që vendi i tij do të marrë një vendim të përshtatshëm ndaj kësaj lëvizjeje të ShBA-së dhe do ta bëjë atë publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)