01 Qershor 2020

ShBA fillon procesin e përjashtimit nga tarifat për importet kineze

Pekin, 23 tetor - Sipas një deklarate nga Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së, do të krijohet një proces përjashtimi nga tarifat që do të përfshijë 300 miliardë dollarë mallra kineze.

Përfaqësuesi Tregtar tha se do të nisë një proces, me të cilin palët e interesuara mund të kërkojnë përjashtim nga detyrimet shtesë për produkte të veçanta të klasifikuara në një nëntitull të tarifave, të vendosura në gusht të vitit 2019.

Palët e interesuara duhet të paraqesin kërkesat e tyre për përjashtim nga 31 tetori deri në 31 janar të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi Tregtar do të vlerësojë çdo kërkesë, duke marr parasysh arsyen e kërkimit të përjashtimit, nëse përjashtimi do të cenojë bazat e hetimit sipas Nenit 301 dhe nëse kërkesa e përcakton apo jo produktin me saktësi të mjaftueshme.

Nëse miratohet kërkesa për përjashtim, tarifat shtesë të vendosura qysh nga 1 shtatori i këtij viti mund të hiqen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020


- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)