08 Korrik 2020

SHBA do të bëhet eksportues i naftës

New York, 14 shkurt - Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-ve (EIA) parashikon që vendi të bëhet eksportues i naftës neto deri në vitin 2050 duke eksportuar më shumë naftë të papërpunuar dhe produkte të kombinuara të naftës sesa që importon.

Sipas EIA-së, kushti që SHBA të bëhet eksportues neto i naftës është që vendi të prodhojë më shumë naftë bruto sesa gaz natyror bazuar në çmimet më të lartë të naftës.

Në vitin 2019, SHBA prodhoi afërsisht 12 milionë fuçi të naftës së papërpunuar në ditë. Prodhimi vlerësohet të arrijë kulmin në 14 milionë fuçi në ditë në mesin e viteve të 2020-ta para se të fillojë të shënojë rënie në mesin e viteve të 2040-ta.

Megjithatë, EIA tha se nëse vendi zbulon më shumë burime vendase të naftës së papërpunuar, atëherë në vitin 2025 SHBA mund të bëhet një eksportues neto i naftës së papërpunuar dhe ta ruajë atë status deri në vitin 2050.

"Rritja e fundit në prodhimin e naftës së papërpunuar amerikane është nxitur nga zhvillimi i burimeve të ngushta të naftës, kryesisht në jugperëndim, ku përfshihet fusha e naftës Pellgu i Permianit që përfshin pjesë të Teksasit dhe Lindjes së New Mexico-s", thuhet në njoftimin e EIA-së.

EIA theksoi se vlerësohet që ky rajon të përbëjë rreth 37 për qind të prodhimit të përgjithshëm të naftës së papërpunuar amerikane nga viti 2020 deri në vitin 2050.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)