08 Prill 2020

SHBA dhe Kina nisin bisedimet për të shtyrë rritjen e tarifave tregtare

Pekin, 7 janar - Një delegacion tregëtar amerikan ka mbërritur në Pekin për dy ditë bisedime duke filluar nga e hëna që do të përqendrohen tek mënyrat më efektive të zbatimit të një marrëveshjeje të arritur mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping për të shtyrë rritjen e tarifave.

Më 1 dhjetor, dy udhëheqësit ranë dakord që të përfundojnë bisedimet për teknologjinë, pasurinë intelektuale dhe çështje të ndërhyrjes kiberenetike brenda 90 ditësh dhe për të pezulluar përkohësisht rritjen e tarifave.

Zyrtarët amerikane kanë thënë se nëse bisedimet nuk sjellin një marrëveshje të kënaqshme, Uashingtoni do t’i rrisë tarifat mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, nga 10 për qind në 25 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020 - Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)