19 Mars 2024

ShBA dhe Kina dakorohen të ndalojnë një luftë të mundshme tregtare

Washintgon, 21 maj - Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord të ndalojnë një luftë të mundshme tregtare.

Ai foli pas konsultimeve të sapo përfunduara ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy palëve në Uashington.

Sekretari tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një marrëveshje kornizë "shumë të rëndësishme" në lidhje me marrëdhëniet e tyre ekonomike e tregtare dhe shtoi se të dyja palët do t'i vazhdojnë komunikimet e tyre.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë të përbashkët të shtunën mbi konsultimet ekonomike dhe tregtare, ku zotohen të mos fillojnë një luftë tregtare. Gjithashtu, të dy palët ranë dakord të marrin masa efikase për të ulur ndjeshëm deficitin tregtar të ShBA-së ndaj Kinës.

Zëvendëskryeministri kinez Liu He, i dërguari i posaçëm i presidentit Xi Jinping, udhëhoqi delegacionin kinez gjatë konsultimeve që u zhvilluan me ftesë të qeverisë amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)