20 Shkurt 2020

Shala dhe Begaj përurojnë Inkubatorin e Bizneseve në Malishevë

Prishtinë, 28 maj - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë prerë shiritin për nisjen e punimeve në Inkubatorin e Bizneseve në këtë komunë, që është investim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 

Ministri Shala tha se do të krijohet një hapësirë prej 600 metrash katrorë për bizneset e vogla, që të operojnë dhe do të kontribuojnë në rritjen e punësimit.

“Ishim bashkë për t’i parë punimet, që janë duke u zhvilluar në  Inkubatorin e Biznesit në Komunën e Malishevës, investim ky i realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku do të krijohet një inkubator biznesi  i cili do të krijon një hapësirë mbi 600 metrash katrorë për bizneset e reja të komunës së Malishevës."

"Krejt kjo po bëhet për bizneset tona në Republikën e Kosovës, në këtë rast në komunën e Malishevës, që t’iu krijojmë mundësi për zhvillimin e afarizmit të tyre. Njëkohësisht, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shumë shpejt do të bëjë investime edhe në infrastrukturë në Zonës Ekonomike në komunën e Malishevës”, tha ministri Shala.

Shala siguroi kryetarin Begaj se kjo komunë nuk do të anashkalohet më nga pushteti qendror, por do të ketë edhe investime tjera.

“Unë dua ta siguroj kryetarin e komunës së Malishevës, deputetët e zonës dhe gjithë banorët e komunës së Malishevës për përkushtimin tim personal si ministër, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kjo komunë tash e tutje të mos jetë si ‘zorre qorre’ siç është trajtuar së fundi, por do të trajtohet ashtu si të gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe në komunën e Malishevës të investohet dhe të krijohen mundësi për bizneset”, tha ministri Shala.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se ky inkubator do t’iu shërbejë bizneseve të vogla që të kanë kushte sa më të mira për të funksionuar.

“Do të jetë një vend ku do të jenë bizneset e Malishevës do të kenë kushte më të mira për veprim dhe do të jetë edhe një ndihmë për neve si komunë. Njëkohësisht edhe zona ekonomike është një derë e hapur e zhvillimit të Malishevës, që do të shërbejë si të një arterie e cila do ta ndihmojë Malishevën dhe bizneset e diasporës”, tha Begaj.

Në nisjen e punimeve të këtij inkubatori morën pjesë edhe deputetët Haxhi Shala dhe Enver Hoti; zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi dhe zëvendësministri i MBPZHR,Vesel Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)