20 Qershor 2019

Serish rritet deficiti tregtar i Kosovës, arrinë në vlerë prej 2 979 milionë euro

Prishtinë, 3 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2018.

Në këtë publikim të statistikave të tregtisë së mallrave janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime, në detaje, për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm.

Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2018, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 979.5 milionë Euro, ose shprehur në përqindje, deficiti tregtar është më i lartë për 11.6%, krahasuar me vitin 2017. Pra, edhe në këtë vit ishte bilanci negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 367.5 milionë Euro, ndërsa totali i importeve ishte 3 347.0 milionë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.0%.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë viti 2018 me ato të vitit 2017, shifrat tregojnë se ka një rënie vjetore prej (-2.8%), ku tregon se Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.
 
Eksportet sipas sektorëve në këtë vit kishin rritje në këto grupe: drunj dhe artikuj prej druri, në vlerë rreth 5.6 milionë Euro, krahasuar me 4.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.5% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 28.5%; artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 13.1 milionë Euro, krahasuar me 10.3 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.6% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 26.8%; produkte të industrisë kimike në vlerë rreth 7.4 milionë Euro, krahasuar me 5.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.0% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 26.6%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 44.7 milionë Euro, krahasuar me 35.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 12.2% e eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 25.7%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë rreth 11.5 milionë Euro, krahasuar me 9.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.1% e importeve të përgjithshme me rritje prej 22.0%; artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit në vlerë rreth 7.7 milionë Euro, krahasuar me 6.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.1% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 19.8%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë rreth 10.6 milionë Euro, krahasuar me 9.9 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 7.1%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë rreth 39.0 milionë Euro, krahasuar me 36.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 10.6% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 5.9%; letër dhe artikuj prej letre në vlerë rreth 5.3 milionë Euro, krahasuar me 5.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.5% të eksporteve të përgjithshme me rritje prej 2.8%; produktet bimore në vlerë rreth 23.8 milionë Euro, krahasuar me 23.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 6.5% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 1.7%.

Gjatët kësaj periudhe, rënie të eksporteve kishte në këto grupe: produktet minerale në vlerë rreth 51.2 milionë Euro, krahasuar me 72.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 14.0% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej 29.5%; veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesët e artikujve të tillë) në vlerë rreth 2.0 milionë Euro, krahasuar me 2.7 milionë Euro në vitin 2017,  ose 0.6% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-24.5%); lëkurë dhe artikuj prej saj në vlerë rreth 10.9 milionë Euro, krahasuar me 11.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.0% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-7.6%); metale bazë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 125.2 milionë Euro, krahasuar me 135.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 34.1% e eksporteve të përgjithshme me rënie prej (-7.5%).

Një trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2008-2018, kanë pasur këto grupe të sektorëve: ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan nga 10.5 milionë Euro në 39.0 milionë Euro; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre nga 6.4 mijë Euro në 44.7 milionë Euro;  produkte bimore nga 8.9 milionë Euro në 23.8 milionë Euro; artikuj të ndryshëm të prodhuar nga 2.3 Euro në 13.1 milionë Euro; tekstil dhe artikuj tekstili nga 2.5 milionë në 10.6 milionë Euro.

Të  dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës, në vitin 2018, kanë shënuar një rritje vjetore rreth 9.8%, duke krahasuar me vitin paraprak 2017.

Rritje të importet sipas sektorëve janë vërejtur në këto grupe: metale bazë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 372.1 milionë Euro, krahasuar me 307.1 milionë Euro në vitin 2017, ose 11.1% e importeve të përgjithshme me rritje prej 21.2%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike në vlerë rreth 435.1 milionë Euro, krahasuar me 361,4 milionë Euro në vitin 2017, ose 13.0% e importeve të përgjithshme me rritje prej 20.4%; artikuj të ndryshëm të prodhuar në vlerë rreth 105.5 milionë Euro, krahasuar me 88.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.2% e importeve të përgjithshme me rritje prej 19.6%; tekstil dhe artikuj tekstili në vlerë rreth 162.5 milionë Euro, krahasuar me 139.9 milionë Euro në vitin 2017, ose 4.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 16.1%; produkte minerale (lëndët djegëse) në vlerë rreth 510.5 milionë Euro, krahasuar me 442.6 milionë Euro në vitin 2017, ose 15.3% e importeve të përgjithshme me rritje prej 15.3%; lëkurë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 10.2 milionë Euro, krahasuar me 9.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 0.3% e eksporteve të përgjithshme me rritje prej 11.2%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre në vlerë rreth 214.0 milionë Euro, krahasuar me 194.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 6.4% e importeve të përgjithshme me rritje prej 10.2%; kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe në vlerë rreth 132.0 milionë Euro, krahasuar me 121.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.9% e importeve të përgjithshme me rritje prej 8.7%; veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesët e artikujve të tillë) në vlerë rreth 39.1 milionë Euro, krahasuar me 36.2 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.2% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 8.0%; artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit në vlerë rreth 118.1 milionë Euro, krahasuar me 111.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 3.5% e eksporteve të përgjithshme me një rritje prej 6.3%; letër dhe artikuj prej letre në vlerë rreth 47.7 milionë Euro, krahasuar me 46.0 milionë Euro në vitin 2017, ose 1.4% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 3.5%; produkte të industrisë kimike në vlerë rreth 235.1 milionë Euro, krahasuar me 230.4 milionë Euro në vitin 2017, ose 7.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 2.1%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan në vlerë rreth 400.5 milionë Euro, krahasuar me 395.8 milionë Euro në vitin 2017, ose 12.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 1.2%; mjetet e transportit të ndryshëm në vlerë rreth 268.7 milionë Euro, krahasuar me 267.5 milionë Euro në vitin 2017, ose 8.0% e importeve të përgjithshme me një rritje prej 0.4%.

Kurse, gjatë kësaj periudhe ka rënie të importeve në këto grupe: drunj dhe artikuj nga druri në vlerë rreth 73.5 milionë Euro, krahasuar me 77.1 milionë Euro në vitin 2017, ose 2.2% e importeve të përgjithshme me rënie prej (-4.8%; yndyrërat në vlerë rreth 27.9 milionë Euro, krahasuar me 28.3 milionë Euro në vitin 2017, ose 0.8% e importeve të përgjithshme me rënie prej (-1.5%).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 110.8 milionë Euro, ose rreth 30.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (-17.7%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermani (6.8%), Holanda (4.0%), Sllovenia (3.7%) dhe Britania e Madhe (2.7%). Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e BE-së kanë te këto grupe: plastikë dhe artikujt prej saj me 20.9 milionë Euro, ose rreth 18.9%; xeheroret, ngjyrat dhe hiri me 16.4 milionë Euro, ose rreth 14.8%; lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale me 14.1 milionë Euro, ose rreth 12.8%.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 457.3 milionë Euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.8%), Italia (6.1%), Greqia (3.7%), Sllovenia (2.8%) dhe Polonia (2.6%).

Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 246.7 milionë Euro, ose rreth 16.9%; mjetet e transportit të ndryshëm, 236.6 milionë Euro, ose rreth 16.2%, etj.

Ndërkaq, gjatë vitit 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 173.5 milionë Euro, ose 47.2% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-5.2%). Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.6%), Maqedonia (11.9%), Serbia (9.1%) dhe Mali i Zi (5.3%).

Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e CEFT-së kanë te këto grupe: artikujt prej hekuri dhe çeliku, 26.9 milionë Euro, ose rreth 15.5%; hekuri dhe çeliku, 24.9 milionë Euro, ose rreth 14.4%; pijet, pijet alkoolike dhe uthullat, 20.9 milionë Euro, ose rreth 12.1%, etj
.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2018, arritën në 853.5 milionë Euro, ose 25.5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (11.6%), Shqipëria (6.2%) dhe Maqedonia (5.1%).

Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapitujt: hekuri dhe çeliku, 162.3 milionë Euro, ose rreth 19.0%; lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 144.5 milionë Euro, ose rreth 16.9%, etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 83.1 milionë Euro, ose 22.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (9.9%) dhe Zvicra (7.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 1 036.1 milionë Euro, ose 31.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.1%) dhe Kina (9.3%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-