27 Shtator 2020

Serbia humbi eksport në Kosovë mbi 550 mijë euro si pasojë e taskses 100 %

Prishtinë, 4 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve publikoi hulumtimin "Taksa 100% një vite pas si dhe ndikimi i saj në ekonominë vendore.

Kryetari Agim Shahini, tha se nga 21 nëntori 2018 e deri 21 nëntor 2019 AKB-ja ka realizuar tri studime hulumtuese në 250 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të arritur deri në një rezultat se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100% për produktet ndaj Serbisë.

Sipas tij bizneset prodhuese dhe tregtare kanë treguar se kanë gjetur partnerë të ri dhe zëvendësim të shpejtë dhe kjo ka ndikuar që mos te krijohet as një boshllëk ne tregun konsumues, por ka pas një rritje të lehtë të çmimeve.

"Kosova nga kjo ka përfituar shumë si në aspektin ekonomik, diplomatik, politik dhe negociues", tha Shahini.

AKB-ja, e vlerëson taksën 100% si aset negociues ekonomik, politik dhe diplomatik kundër Serbisë.

Taksa ndaloj hovin e ndarjes apo korrigjim te kufijve të Kosovës, varfëroj fondin për veriun e Mitrovicës, taksa patë ndikim edhe për liberalizim të vizave këtë e përdorën disa zyrtarë për arsyetim të zvarritjes se vizave nga BE.

Kryetari i AKB-së shtoi se Serbia humbi eksport në Kosovë mbi 550 mijë euro sipas deklarimeve serbe e humbi rreth 450 milionë sipas Doganave të Kosovës. 100 milionë euro d.m.th ishin kontrabandë dhe informalitet.

Ndërsa politike ishte sepse ngriti zërat pro dhe kundër në Kosovë dhe Serbi, për qëndrueshmëri e liderëve gjë që u detyruan liderët të shkojnë tek kutia e sovranit.

"Taksa ishte diplomatike sepse ngriti alarm në BE, USA, Rusi e kthej vëmendjen kah problemi i pa përfunduar mes Kosovës dhe Serbisë. Letra e presidenti Trump, Samiti i Berlinit dhe Parisit janë efekt i taksës.  Taksa pengoj Kosovën drejt integrimeve dhe Serbia përdori si pretekste për tërheqje të disa njohjeve", tha Agim Shahini.

Sipas tij AKB-ja konstaton se taksa 100% ka rrit çmimet në krahasim me periudhën e njejt të një viti më parë është rritë 1.5%. Ka rrit prodhimin vendor 30%, punësimin vendor 20%, besimin në prodhim vendor 60%.

Po ashtu ka rritë besimi në Qeverinë e Kosovës 80%. Importi nga Serbia ka një rënje prej 99.2 %. Rriti punësimin për një vit rreth 5000 puntorë. Qarkullimi i mbrendshëm u rrit mbi 100.000 milionë.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, tregoi se 65 për qind e të anketuarëve thonë se kanë besim tek prodhimet vendore.  80 për qind thonë se vendimi i qeverisë ishte i drejtë. 75 për qind thonë se qeveria nuk duhet ta heq taksën 100 %.

AKB-ja, rekomandon qeverinë që të jetë edhe më e vendosur për të ruajtur masën e taksës apo të reciprocitetit. Të mbështetet promovimin e biznesit vendor më shumë dhe Qeveria të shtoi kontrollin e cilësisë së ushqimit për konsum për të gjitha produktet.

Ndërsa rekomandon biznesin vendor për prodhim dhe importe të cilësisë më të lartë, prodhim dhe import të sasive të mjaftueshme për konsum, prodhim dhe importe me çmimet e konkurueshme, furnizim të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës dhe punësim të ri.

Këshilltari i kryeministrit Musa Limani, tha se ka mendime pozitive e negative për taksën, por ai tha se qëndron pas atyre pozitive edhe të cilat dominojnë.

Sipas tij taksa ishte vënë ndaj veprimeve armiqësore të Serbisë dhe se efektet e saja ishin jo vetëm ekonomike por edhe politike.

"Parimin e reciprocitetit e kam kërkuar tash disa vjet nga shtetit fqinj", tha profesori Limani.

Edhe zëvendës ministri i FInancave Hyzri Gashi, tha se taksa tas një vit ka pasur efekte si ekonomike e ashtu edhe politike.

Analisti ekoomik Mustafë Kadrijaj, tha takse kishte efekte të jashtëzakonshme ekonomike, por  në anën tjetër jo edhe politike.

Sipas tij ajo u shfrytëzua nga kryeministri në detyrë  shumë si çështje politike, por  që u vlerësua jo mirë nga sovrani.

"Në qeverisjet e kaluara  vendosen kryeministrat, por jo edhe ekspertët, duke shpresuar nga qeveria e re që për çështje të rëndësishme të vendosin profesionistët e jo kryeministri", tha analisti Kadrijaj

Sipas tij qeveria e re duhet të ketë parneritet politik  më të madh me SHBA-të dhe BE-në e jo si deri tash ku ishte një ndalje e orës.
 
S

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)