29 Mars 2024

Rusia nuk do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë

Moskë, 9 janar - Rusia nuk do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Tregtisë për shkak të mosmarrëveshjes me Bashkimin Europian mbi importimin e mishit të derrit, theksoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik te Rusisë.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, vendet e BE-së vendosën një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj duke ndaluar importimin e mishit derrit dhe produkteve të tij nga Blloku.

Për këtë ndalim BE-ja iu drejtua Organizatës Botërore të Tregtisë për anulimin e ndalimit. Dhe në gushtin e vitit 2016, OBT-ja gjykoi se masa i Rusisë për ndalimin e importimit kishte shkelur rregullat e organizatës. Megjithatë, ky vendim nuk është zbatuar.

Mosmarrëveshja u thellua kur mediat njoftuan së fundi se BE-ja kërkon një kompensim prej 1.39 miliardë eurosh nga Rusia për humbjet ekonomike.

Zv./kryetari i parë i Komitetit Ekonomik të Dhomës së lartë të parlamentit të Rusisë Sergei Kalashnikov u shpreh se vendi i tij do marrë në konsideratë tërheqjen nga OBT-ja nëse do të ketë një vendim tjetër kundër interesave të Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)