24 Prill 2024

Rumelisiad kërkon mundësi bashkëpunimi në Kosovë

Prishtinë, 1 nëntor - Oda Tregtare Kosovaro Turke mirëpriti delegacionin e shoqatës së afaristëve  Rumelisiad   nga Bursa.
 
Shoqata Rumelisiad, nga Bursa, e themeluar nga biznesmenë me origjinë ballkanase, shqyrtoi mundësitë e të bërit biznes  si dhe bashkëpunimit në Kosovë.

Gjatë vizitës dy-ditore në Kosovë delegacioni nga Bursa nën kryesinë e  kryetarit të kësaj shoqate Ömer Kumova vizitoi Odën Tregtare Kosovaro Turke. 

Delegacioni, u mirëprit nga kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız,  i cili informoi mysafiret për mundësitë e të bërit biznes  si dhe klimën e investimeve në Kosovë. 

Gjatë këtij takimi ku u vlerësuan mundësitë e të bërit biznes në Kosovë ku të dyja palët  përmendën avantazhet e  miratimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Turqisë  ku ndër të tjera u vlerësua se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të inkurajojë edhe investimet.

OTKT dhe Rumelisiad ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe zbatimin e projekteve të realizueshme në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)