19 Prill 2024

Rritja e çmimeve rëndon me tepër gjendjen e punëtorëve dhe të qytetarëve

Prishtinë, 26 tetor - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli konsideron se kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend.

"Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë", thekson Hykolli.

Si kryetar i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues i Këshillit ekonomik-social, Hykolli ka ftuar publikisht qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend.

"Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm", ka thënë ai.

Njëkohësisht Hykolli ka ftuar edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim  që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.

"Ne si BSPK, mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen  e pagës minimale në vend", ka deklaruar në fund kryetari Hykolli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)