28 Mars 2024

Rritet çmimi i naftës 'Brent', 72 dollarë fuçia

New York, 27 gusht - Janë rritur sërish çmimet e naftës në bursa, mes frikës se mund të ketë ndërprerje të prodhimit dhe prej ecurisë së pandemisë.

Çmimi i naftës bruto "Brent", që merret si çmimi standard për botën dhe kontinentin europian, është rritur me 9 % gjatë javës, e kaloi në vlerën, 72 dollarë fuçia.

Ndërkohë nafta bruto amerikane ndali mbi 68,5 dollarë fuçia, nga 62 dollarë një javë më parë.

Ndryshimet gjatë ditës u ndikuan nga natyra, përkatësisht nga uragani i fortë që pritet të lëvizë në fundjavë nga Karaibet në Gjirin e Meksikës e Teksas, një zonë ku operojnë disa rafineri kryesore nafte dhe gazi brenda SHBA-së.

Kompanitë thanë se kanë nisur të evakuojnë punonjësit dhe kanë pezulluar prodhimin në platformat përpunuese në det.

Rritjen e çmimeve raportohet se e influencoi edhe lajmi se Kina po arrin ta kontrollojë përhapjen e valës infektuese të llojit "Delta" të Covid-19, çka jep shpresa që këtë vit të mos ketë më kufizime si vjet, për sa i përket transportit nëpër botë.

Ndërkohë, pritet edhe lëvizja e OPEK-ut më 1 shtator, kur aleanca e vendeve prodhuese të naftës do të takohet për të vendosur për mbajtjen njësoj apo shtimin e prodhimit në treg.

Grupi kryesohet nga Arabia Saudite dhe Rusia dhe është vënë nën presionin e Amerikës që t'i stabilizojnë e ulin çmimet e naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)