20 Prill 2024

Rriten të ardhurat nga eksporti i naftës në Rusi

Moskë, 14 maj - Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur me 3,1 për qind në krahasim me të njëjtin periudhë të 2018-s duke arritur në 29,1 miliardë dollarë. 

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës ruse në tremujorin e parë të 2019-s është rritur me 6,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ka arritur në 65,9 milionë tonë.

Ndërsa eksporti i gazit natyror rus në çerekun e parë të vitit ka rënë me 0,4 për qind në krahasim me të njëjtët muaj të vitit të kaluar duke u realizuar në nivelin e 61,5 miliardë m3.

Gjatë të njëjtës periudhe, eksporti i gazit natyror të lëngëzuar të Rusisë ka shënuar një rritje me 19,7 për qind duke arritur në 11,7 milionë m3.

Në vitin 2018, Rusia pati siguruar 129 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti i naftës dhe 49,1 miliardë dollarë nga eksporti i gazit natyror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)