26 Prill 2024

Rriten eksportet e produkteve të Shqipërisë

Tiranë, 18 prill - Instituti i Statistikave të Shqipërisë bën të ditur se në muajin mars 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 2,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 23,0 %, në krahasim me shkurt 2019.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga tre grupe që janë makineri pajisje, ushqime dhe materiale ndërtimi, ndërkohë që eksportet e mineraleve dhe energjisë kanë shënuar rënie krahasuar me vjet.

Eksportet shqiptare po shënojnë rritje të konsoliduar gjatë viteve fundit, mbështetur nga trendi pozitiv që po ndjek ecuria e ekonomisë së vendit, rritja e prodhimit vendas dhe zgjerimi i investimeve.

Reformat në lehtësimin e shërbimeve, politikave fiskale dhe përmirësimin e klimës për të bërë biznes, kanë favorizuar sipërmarrjen shqiptare të rrisin shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese në shumicën e sektorëve, duke reflektuar edhe në rritjen e eksporteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)