19 Mars 2024

Rriten eksportet drejt Shqipërisë

Prishtinë 17 shtator - Dogana e Kosovës, respektivisht drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Minxhozin. 

Gjatë takimit u diskutuan raportet tregtare në mes të dy vendeve tona me theks të veçante progresin tregtar dhe përmirësimin e bilancit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rritja e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve tona tregon qartazi se nuk ka barriera në tregti, krahasimi me vitin e kaluar tregon që Kosova ka rritur eksportet drejt Shqipërisë me 7% më shumë, derisa Shqipëria me rreth 20 %.

Ky lloj bashkëpunimi duhet gjithsesi të thellohet ashtu që të vazhdoj kjo rritje progresive e trendit të eksportit dhe importit në mes të dy vendeve tona ishte konkludimi i takimit të sotëm. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)