19 Shtator 2019

Rriten çmimet për 3.1 për qind në janar

Prishtinë, 15 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” IHÇK për muajin janar të vitit 2019.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.4% në janar 2019, krahasuar me muajin dhjetor 2018.

Kjo sipas ASK-se kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 2.1%; pemë 1.9%;  perime 15.7%; duhan 1.6%; blerje e automjeteve 1.2%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: veshje
-2.6%; përdorim i pajisjeve për transportin personal -4.4%; rënia e çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet për transport -5.4%; rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.5 për qind në IHÇK.

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2019 me muajin janar 2018 ishte 3.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 3.1% në muajin janar 2019, krahasuar me muajin janar 2018.

Kjo sipas ASK-se kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 10.0%; mish 4.3%; qumësht, djath dhe vezë 5.8%; perime 27.2%; pije alkoolike 3.9%; duhan 3.5%; përdorim i pajisjeve për transportin personal 5.1%; ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet hoteliere 1.7%; kujdes personal 2.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë -11.8%; veshje -2.5%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 për qind në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)