19 Prill 2024

Rriten çmimet e naftës, por tregjet aziatike të aksioneve shënojnë rënie

Hong Kong, 13 prill - Çmimi i naftës u rrit, por tregjet aziatike të aksioneve ranë sot pasi vendet prodhuese të arit të zi vulosën një marrëveshje ‘historike’ për të kufizuar prodhimin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Arabia Saudite, Rusia dhe të tjerë pranuan ta reduktojnë prodhimin e tyre me gati 10 milion fuçi në ditë për t`i dhënë një shtysë cmimeve në vazhdën e tkurrjes së kërkesës.

Konsumi i karburantit është ulur afërsisht me 30 përqind në mbarë botën për shkak të krizës së rëndë të shëndetit dhe ngërcit ekonomik. Sot nafta e papërpunuar Brent u rrit me 4.2 përqind duke shkuar në 32.83 dollarë për fuçi, por nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për të stabilizuar tregjet. Indeksi i aksioneve Nikkei i Tokios ra me 2.3 përqind teksa analistët mendojnë se marrëveshja nuk mund ta mbushë boshllëkun e kërkesës për udhëtime dhe biznes.

Prodhuesit e naftës e arritën marrëveshjen e tyre mbrëmë në përpjekje për t’i dhënë fund një lufte të çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, që I bëri cmimet të bien në 20 dollarë fuçia.

Ujdia mes OPEC-ut me seli në Vjenë dhe partnerëve parashikon shkurtime të thella të prodhimit në muajt maj e qershor, pasuar nga një ulje graduale e shkurtimeve deri në prillin e vitit 2022. Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut Mohammad Barkindo i quajti këto reduktime “historike”.

“Ata janë më të mëdhatë në vëllim e më të shtrirat ën kohëzgjatje pasi planifikohet të zgjasin për dy vjet,” tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump e përshëndeti marrëveshjen në Tëitter, duke shkruar se ajo ajo do të shpëtojë “ me mijëra vende pune në sektorin amerikan të energjetikës”, ndërsa falenderoi presidentin rus Vladimir Putin dhe Princin Saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)