19 Prill 2024

Rregullorja botërore e tregtisë duhet të rishikohet për ushqim me të shëndetshëm

Romë, 9 maj - Tregtia globale e ushqimit është thelbësore për të gjitha vendet, por rregullorja botërore e tregtisë duhet të rishikohet me synim nxitjen e tregtisë së ushqimit që është i shëndetshëm e me vlera ushqyese dhe jo thjeshtë i lirë, tha sot drejtori i FAO, José Graziano da Silva.

Lehtësimi i eksportit të mallrave për të ushqyer botën ishte një detyrim i pasluftës, rëndësia e të cilit ka ndryshuar pasi "mallrat u bënë sinonim i ushqimit të përpunuar industrial " dhe kërcënimi nga obeziteti është po aq i madh sa ai nga uria, tha ai. "Tani gjërat po ndryshojnë plotësisht."

Modeli i njohur i “prodhimit të fermës për ushqim´në tavolinë” i zinxhirit ushqimor nuk përfshin realitetet komplekse të sistemeve ushqimore, tha ai. "Shumica e gjërave të rëndësishme që bëjmë është përtej tryezës".

Kuadri ligjor rregullator i ushqimit, që përfshin ligjet, standardet, protokollet e prodhimit, subvencionet dhe protokollet e zbulimit, duhet rishikuar dhe rishkruar "për të mbrojtur ushqimin e shëndetshëm dhe jo thjesht sigurimin e ushqimit në përgjithësi", tha Graziano da Silva. "Promovimi i ushqimit të shëndetshëm është pjesë e mandatit të FAO dhe unë do ta quaja edhe një detyrim".

Ai foli në prezantimin e Raportit Botëror të Politikave Ushqimore 2018 që u publikua nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve Ushqimore (IFPRI) në Romë. Edicioni I këtij viti fokusohet në mënyrën sesi mund të frenohet pakënaqësia që buron nga globalizmi.  

"Ne kemi nevojë për tregtinë, pasi të gjitha vendet, pa asnjë përjashtim, duhet të shkëmbejnë produkte për të ushqyer popullsinë e tyre. Pyetja është se çfarë lloj shkëmbimi na duhet?", tha Graziano da Silva.

Duke vënë në pah përhapjen e tensioneve tregtare në lidhje me prodhimet e freskëta në veçanti, ai sugjeroi që mbetej thuajse arkaike të "zbatohet e njëjta rregullore për një eksport të produktit nga Brazili në Japoni për diçka që prodhohet aty afër dhe është gati për shitje në tregun e një fermeri në të njëjtin qytet. "

Si rezultat, ushqimet e përpunuara në masë, shpesh të mbushura me yndyra shtesë të ngopura, kripë dhe sheqer, në të vërtetë janë të favorizuara nga rregullat aktuale.

"Për të siguruar që sistemet ushqimore në të ardhmen do të ofrojnë ushqim të shëndetshëm për të gjithë njerëzit ne  kemi nevojë për një ndryshim të madh", tha Graziano da Silva, duke vënë në dukje se kjo do të hapte shumë punë për organet e përcaktimit të standardeve siç është Codex Alimentarius. "Ne do të duhet të mendojmë shumë nëse dëshirojmë vërtet ta bëjmë këtë ndryshim".

Raporti i IFPRI

Tregtia ka një rol thelbësor për të luajtur në përmbushjen e qëllimeve globale të çrrënjosjes së urisë, tha Fan i IFPRI.

Tregtia ndërkombëtare rrit nivelin e disponueshmërisë së ushqimit dhe mund të ndihmojë në rritjen e diversitetit të ushqimit, siç ndodh kur frutat tropikale dërgohen në vendet me temperature të ulta gjatë dimrit dhe drithërat dërgohen në drejtimin tjetër, vuri në dukje ai.

Gjatë 40 viteve të fundit, sipas këtij raporti, pjesa e kalorive të ushqimit në nivel botëror që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë u rrit nga rreth 12 për qind në më shumë se 19 për qind.

Tregtia e ushqimeve ndikon në çështje përtej kalorive dhe konsumit. Fan përmendi shembullin kinez të importit të “ujit virtual" nëpërmjet importeve ushqimore nga Brazili, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, pa të cilat mund të zbrazen zonat ujëmbajtëse dhe lumenjtë e Kinës.

Për të siguruar që ndikimi i tregtisë të jetë më shumë positive sesa negativ, është e rëndësishme të krijohet një mjedis gjithëpërfshirës, ​​veçanërisht për fermerët e vegjël, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)