28 Mars 2024

Rënie e papritur e papunësisë në Gjermani

Berlin, 1 prill - Numri i gjermanëve të papunë papritur u zvogëlua në 8.5 për qind gjatë këtij muaji në krahasim me muajin shkurt kur arrinte 8.7 për qind, tregojnë të dhënat zyrtare të shërbimit gjerman për statistikë.

Përmirësimi vijon pasi ekonomia evropiane filloi gradualisht që të rimëkëmbet.

“Tregu i punës përjetoi rimëkëmbje, papunësia po zvogëlohet”, deklaroi shefi i Agjencisë federale për punësime Frank – Jirgen Vajze.

Analistët konsiderojnë se numri i papunëve do të ngjitet për edhe 10.000 persona gjatë muajit mars, por edhe për kundër pritjeve numri i të papunëve është zvogëluar për 31.000 persona. Gjermania arriti ta kufizojë rritjen e papunësisë edhe krahas recesionit të rëndë të vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)