22 Gusht 2019

Punësimi i inspektorëve serb është bërë në bazë të marrëveshjes së Brukselit

Prishtinë, 8 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka bërë të ditur se rekrutimi e Inspektorëve nga komuniteti serb është bazuar në marrëveshjen e Brukselit.  

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sqaron se punësimi i Inspektorëve nga komuniteti serb është bërë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2015, marrëveshje  politike dhe obligative për MTI-në.

Pavarësisht përpjekjeve të mëhershme të MTI-së në integrimin dhe angazhimin e këtyre punonjëseve në punë, një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri me ardhjen e Ministrit Endrit Shala në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Njeri nder prioritetet kryesore të Ministrit Shala, ishte edhe angazhimi i këtyre punonjësve, duke filluar nga evidentimi në punë dhe raportimi në baza ditore, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 2015.

Që nga Tetori 2018, me urdhër të Ministrit Shala, nëpunësit në fjalë, kanë filluar të kryejnë detyrat sipas përshkrimit të vendit të punës, si dhe të mbikëqyren dhe monitorohen në baza të rregullta nga përgjegjësit e njësive.

Për më shumë, për nëpunësit të cilët nuk i janë përmbajtur orarit dhe kanë neglizhuar punën e tyre, janë marr masa disiplinore sipas Ligjit për Shërbimin Civil.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pavarësisht faktit që kjo çështje konsiderohet më shumë problem politik, ka arritur që të fus në sistem nëpunësit në fjalë, duke vendosur kontroll, rritur llogaridhënien dhe arsyetuar shpenzimin e parasë publike për pagat e nëpunësve në fjalë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)