29 Mars 2024

Prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve

Pejë, 3 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë pune në kompaninë  “ELKOS Group”, ku është njoftuar me të arriturat e kësaj kompanie,  veçanërisht në prodhimtari.

Pas vizitës  që i bëri fabrikës së prodhimit “Egi Group”, si dhe disa reparteve si, ajo e prodhimit të qeseve të plastikës, të letrave të lagura, që funksionojnë në kuadër të kompanisë “Elkos Group”, kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani  është storie e suksesit në Kosovë dhe më gjerë dhe se befasia e tij është se nuk ka shkuar në Elkos-ETC, që është rrjeti më i madh tregtar i Kosovës, por tek ajo që ka lindur nga ETC, pra, te prodhimi, i cili është një lajm i mirë për Kosovën.

Kryeministri Haradinaj tha se, nga vizita e tij në këtë ndërmarrje, ka parë një industri ushqimore shumë të madhe, me teknologji të avancuar, me lëndë të parë të garantuar.

"Nuk është e mundur që dikush ta sjellë një produkt në Kosovë me çmim të njëjtë me kualitet më të mirë se “Elkos Group", tha kryeministri Haradinaj, duke i përgëzuar dhe përmendur se aty ekzistojnë mbi  71 produkte të kësaj industrie ushqimore.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu tha se, kjo ndërmarrje ka në përgatitje edhe një linjë të re të produkteve të mishit, të letrës së lagur, të plastikës, e cila riciklohet nga plastika e hedhur në Kosovë, duke e rikthyer në produkt.

"Ne kemi shumë sfida, si popull dhe ndoshta edhe si politikë, por është mirë të bëhen disa dallime. Të gjithë duhet t'i gëzohemi faktit, se ju punësoni mijëra njerëz", tha kryeministri Haradinaj, duke potencuar faktin se kjo kompani është edhe kontribuuesi më i madh i buxhetit, nga i cili burojnë edhe pagat e gjyqtarëve, policëve, zjarrfikësve, etj.

Kryeministri Haradinaj tha se është ndarë i kënaqur, pasi që ka parë prodhim, një dimension tjetër të kësaj ndërmarrjeje.

Ramiz Kelmendi, drejtor i kompanisë “Elkos Group” falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën që i bëri fabrikës së prodhimit “Egi Group”, që funksionon në kuadër të rrjetit të kompanisë “Elkos”, duke thënë se ajo është një prej industrive më të mëdha ushqimore, me makineri evropiane të prodhuesve të njohur, në mënyrë që prodhimi t’i përshtatet shijes dhe nevojave të konsumatorëve tanë dhe të jetë konkurrues me shtetet e rajonit.

Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të Vitit të Ekonomisë i shpallur nga Qeveria e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)