29 Mars 2024

Pritet barazimi i euros me dollarin

SHBA, 1 qershor - Vetëm gjatë muajit maj, euro ka rënë kundrejt dollarit me rreth 6.5 %, ndërsa nga fillimi i vitit mbi 15 %.

Kursi i euros gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të krizës së borxheve në Evropë, mund të bjerë në vetëm një dollarë, që është niveli i shënuar për herë të fundit në korrik 2002, transmeton agjencia AP.

Ekspertët e kompanisë financiare amerikan \"Morgan Stanley\" mendojnë se në periudhën e ardhshme duhet pritur dobësim të euros.

Ata parashohikojnë që në tremujorin e parë të vitit të ardhshem, euro të bjerë në 1.12 dollarë, por pas kësaj parashohikojnë forcim të konsiderueshëm të monedhës së vendeve të eurozonës.

Euro dje kishte vlerën e më pak se 1.23 dollarë, në bursën e monedhave në Londër, pasi investitorët në gjithë Evropën vazhdojnë të shqetësohen nga mundësia e pasojave të rënda të krizës greke të borxheve tek vendet tjera të eurozonës, dhe veçanërisht në vendet më të rrezikuara, në Portugali dhe Spanjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)