18 Shkurt 2020

Prezantohet efekti i taksës ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake

Prishtinë, 26 qershor - Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”.

Formati “Talk the Talk” ka për qëllim të ftojë përfaqësues politik, akademik dhe të shoqërisë civile, të diskutojnë bindshëm për qasjen e tyre ndaj problemeve aktuale - politike në vend; bazuar në veprimet e tyre.

Pjesëmarrës do të jenë Avdullah Hoti nga LDK, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala,    Donika Kadaj Bujupi nga AAK, Dukagjin Gorani nga PSD dhe Berat Thaqi ngaInstituti GAP
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)