18 Shkurt 2020

Prezantohen rezultatet e monitorimi të MSA-së në fushën e konkurrencës

Prishtinë, 18 mars - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?".

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskujtoj mbi rëndësinë që konkurrenca e lirë ka në rregullimin e funksionimit të tregut në Kosovë.

Gjatë këtij diskutimi, do të prezantohen rezultatet e procesit të monitorimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane, me fokus të veçantë në fushën e konkurrencës.

Në fillim të diskutimit, gjithashtu, do të prezantohet raporti i titulluar: “Prezantimi i Konceptit të Përmbarimit Privat në Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Ky raport analizon mbrojtjen e konkurrencës në Bashkimin Evropian duke vënë theksin në përmbarimin privat, si dhe zhvillimet të cilat kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në këtë fushë.

Gjithashtu, raporti reflekton se si ky mekanizëm, në të ardhmen, mund të inkorporohet në mbrojten e konkurrencës së tregut në Kosovë, krahas punës së Autoritetit të Konkurrencës, në mënyrë që të kemi një mbrojte gjithëpërfshirëse dhe konkurrencë  të mirëfilltë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)