26 Shtator 2020

Prezantohen e barrierat tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 4 mars -  Instituti GAP, Riinvest dhe  Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Potenciali tregtar Kosovë - Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”.

Instituti Riinvest dhe GAP kanë hartuar një  studim  për vlerësimin e shkallës së zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, ky studim përmban një vlerësim të potencialit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe identifikimin e barrierave tregtare të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali.

Një studim i ngjashëm do të prezantohet edhe nga ACIT lidhur me problemet që hasin eksportet nga Shqipëria për në Kosovë.

Pas prezantimit të të gjeturave të raporteve, do të ketë një diskutim ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të qeverive, sektorit privat dhe institucioneve tjera relevante nga Kosova dhe Shqipëria.

Kjo tryezë është pjesë e projektit të zbatuar në Kosovë dhe Shqipëri nga Instituti GAP, Riinvest dhe ACIT si pjesë e programit “Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)